Rozë

Dafina Zeqiri zbulon prapaskenat e këngës “Vuj”: 12 orë në spital… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 09 January 2020

“Vuj vuj vuj” është kënga më e fundit e këngëtares së njohur, Dafina Zeqirit, e cila është pritur mjaft mirë nga fansat e saj.

Pas një muaji që është publikuar kënga, ajo ka arritur në mbi 6 milionë klikime në kanalin e “Youtube”-it.

Për të ardhur në mënyrën më të mirë të mundshme për fansat, duket se Dafina ka punuar shumë. E këtë e ka treguar edhe nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ku tregon prapaskenat e këngës.

-Advertisement-

Ajo ka zbuluar se pas 12 orë qëndrimi në spital prapë se prapë ia doli dhe mburret me fuqinë që sipas saj ka femra.

“12 orë pas daljes nga spitali, sërish një performancë e fortë. Fuqia e femrës”, ka shkruar Dafina pranë postimit në “Instastory”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera