Rozë

Dafina Zeqiri reagon pas komenteve për varësen në formë kryqi (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 25 July 2022

Mjaftoi një foto e Dafina Zeqirit ku shfaqej me një varse të veçantë, e cila formonte simbolin e një kryqi me trupin e një engjëlli dhe dy krahët e tij të hapur anash, që shumë persona të mendonin se ajo ka ndryshuar fenë.

Madje mediat online në Kosovë shkruanin se këngëtarja e dashur për publikun “ka ndryshuar fenë”.
Në postimin e saj të parë, ajo ka treguar një lajm të shkruar me të dhe e shoqëron me mbishkrimin: “Kam ‘ndërruar’ religjion?

Nc a bash bashk gjithçka lejohet me shkrujt në gazetari? Po pronarët lejojnë punëtorët e vet me nxjerrë tulifar shkrimi? Haha”.

-Advertisement-

Ndërsa në postimin e dytë, Dafina shkruan: “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria. Çfarëdo që vë në qafë, vesh, e bëj për qejf”.

Duket se këto shkrime i ka lexuar edhe vetë artistja, e cila ka vendosur që të reagojë përmes dy postimeve në “Instastory”.

Ndërsa kujtojmë se artistja, e cila është një nga këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri dhe Kosovë, do ta shfaqet së shpejti edhe në rolin e aktores në një film.

Dafina do të marrë pjesë në filmin “Adnan Kafazi”, i cili është pjesa e tretë e filmave të mëhershëm, “Zonjusha” dhe “Diamanti”. Lajmin e ka bërë të ditur aktorja tjetër pjesëmarrëse në këtë film, Edona Reshitaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera