Rozë

Dafina Zeqiri: Pedofilët e kanë vendin në burg, jo në shkollë

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 04 June 2020

Dafina ka reaguar për rastin e përdhunimit të 15-vjeçares në Tiranë.

Një e mitur është përdhunuar nga roja i shkollës 65-vjeç, ndërsa rasti ka nxitur debat në opinion, shkruan lajmi.net.

Madje, gjatë ditës së sotme u mbajt një marsh me moton “Për fëmijërinë e humbur”, të cilit iu bashkuan edhe emra të njohur.

-Advertisement-

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka publikuar një fotografi në Instagram, e cila ka një mesazh lidhur me rastin e fundit.

“Pedofilët e kanë vendin në burg, jo në shkollë!”, është mesazhi që e mbështeti Dafina.

Kujtojmë se këngëtarja është në përgatitje të albumit të ri me titull “Dafinë moj”, ndërsa kënga e saj e fundit është “A je pendu” në duet me Cricket.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera