Rozë

Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit të ri, duket atraktive në ‘Ferrari’

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 06 October 2018

Këngëtarja Dafina Zeqiri ishte pa diskutim një nga këngëtaret më të suksesshme të verës 2018.

Hiti “Kalon”, të cilin këngëtarja e solli së bashku me reperin Lumi B u pëlqye shumë nga publiku, duke marrë miliona klikime në YouTube.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se ka nisur punën për projektin e saj më të ri muzikor.

-Advertisement-

Kënga ka përfunduar së incizuari, teksa këto ditë kanë nisur edhe xhirimet e klipit.

Paraqitja e saj edhe në këtë klip do të jetë mjaft luksoze, pasi e njëjta shfaqet hipur mbi një veturë të tipit ‘Ferrari’.

Këngëtarja nuk ka preferuar të bëjë të ditur datën kur do të publikohet klipi, megjithatë pritet sërish që të jetë diçka e re dhe e veçantë për fansat nga Dafina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera