Rozë

Dafina Zeqiri dhe partneri i saj po bëhen prindër për herë të parë?

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 20 March 2024

Këngëtarja e shquar Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj, Kreshnik Gjergji, janë duke ecur sigurt drejt një të ardhmeje të përbashkët, të cilën nuk e fshehin më nga sytë e publikut dhe medias.

Tash e disa muaj që kanë konfirmuar lidhjen e tyre, çifti po përgatitet gjithashtu për martesë dhe, siç duket, kanë filluar të bëjnë hapat e parë drejt krijimit të një familje.

Rrëfimet virtuale kanë marrë një kthesë të re pasi në rrjet u përhapën fotografitë e postuara nga vetë Dafina në Instagram, të cilat janë shoqëruar me mbishkrimin “future baby mama”, një term në anglisht që përkthehet si “nëna e ardhshme e një bebeje”.

-Advertisement-

Ky postim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të saj, duke ngritur dyshime dhe aludime rreth mundësisë që këngëtarja të jetë shtatzënë.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe postimi i Dafinës ka marrë edhe një koment intrigues nga vetë Kreshniku, i cili me një humor e ka pyetur: “Xhihad, kush t’i ka fry ballanat?” – një referencë për një video që kishte mbushur rrjetin me të qeshura vite më parë.

Edhe miqtë e afërt të Dafinës nuk kanë ngurruar që në komente të flasin për të si për një nënë. Ky zhvillim i ri ka shtuar edhe më tej kuriozitetin dhe debatet, ndërsa ata që e ndjekin këngëtaren mbeten të paqartë nëse lajmi i shtatzënisë është thjesht një aludim apo një hap konkret në jetën e saj.

Sidoqoftë, Dafina ka zgjedhur të ruajë një farë misteri rreth kësaj çështjeje, duke i lënë të gjithë në pritje dhe në konfuzion me postimin e saj të fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera