Rozë

Dafina publikon video me Atifete Jahjagën në TikTok, dyshja argëtohen nën ritmet e këngës “NANA”

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 22 January 2022

Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, është takuar me gruan që vite më parë drejtonte Republiken e Kosovës.

Bëhet fjalë për presidenten e parë femër shqiptare, Atifete Jahjagën, njëherësh edhe themeluese të fondacionit “Jahjaga Foundation”, shkruan “Kosovarja”.

Artistja duket se ka kaluar një takim miqësor me ish-presidenten, derisa është shfaqur e veshur elegante me një kostum të hirtë.

-Advertisement-

E veçanta e kostumit është se quhet “Pranverë”, i cili është krijuar nga Atifetja dhe është pjesë e kampanjës së saj më të re, të titulluar “One in Three”.

Me anë të shitjes së këtyre kostumeve, fondacioni i Jahjagës ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave në fushën e rrobaqepësisë.

Kështu këngëtarja Zeqiri ka publikuar në Instagram disa fotografi nga takimi i dyshes ku duket se janë ndarë të lumtura me bisedën e tyre.

Ato kanë realizuar së bashku edhe një video në TikTok, ku shihen duke u argëtuar nën ritmet e këngës hit të Dafinës, “NANA”, që është realizuar me qëllim ngritjen e vetëbesimit të vajzave.

@dafinapipinazeqiri

Dafina with President Jahjaga, wearing #Pranvera from #OneinThree from the Jahjaga Foundation. Buy via www.gjirafamall.com/oneinthree.

♬ NANA – Dafina Zeqiri & Lumi B

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera