Rozë

Dafina paralajmëron fansat, ja ç’ka në plan diva

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 02 November 2018

Që nga vera, Dafina Zeqiri duket se është kthyer fuqishëm në muzikë dhe skenën shqiptare me koncerte dhe projekte të reja muzikore, me dy bashkëpunime mjaft të fuqishme me Lumi B dhe Noizy, të cilat kanë rezultuar suksese të vërteta.

Hit pas hiti duket se Dafina nuk ka të ndalur dhe ka treguar se ka ende mjaft surpriza për fansat e saj. Nëpërmjet “Instastory”-t, Dafina ka treguar se ka gati dhe 5 projekte të reja. “Kur i ke nja pesë projekte dhe s’e di cilin të publikosh më përpara”, ka shkruar në një publikim këngëtarja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera