Rozë

Dafina me makinë, takon rrugës Fikret Shatrin që po vrapon nga Prishtina në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 03 July 2020

Dje në ora 18:00, Fikret Shatri nisi vrapin nga sheshi Skënderbe në Prishtinë, për të mbërritur në Tiranë.

Me moton ”Vrapi i Shqipes nga Skenderbeu, n’Skenderbe”, Fikreti që nga dje është ende duke vrapuar.

E rrugës për në Tiranë, ai ka takuar këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri e cila sonte mban koncert në Shqipëri.

-Advertisement-

Ishte Dafina ajo që ka ndarë një video me adhuruesit në Insatgram, ku shihet Fikreti rrugës ndërsa komplimenton këngëtaren për karrierën e saj.

Ndërsa, nuk mungojnë as fjalët e Dafinës e cila i thonë “Forca, neve na ki mbrapa”.

Ndryshe, Dafina po e shijon suksesin e projektit të fundit “Aman” që e solli në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Lumi B.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera