Lajme

Daçiqi pretendon se një shqiptar nga Kosova “ka kèrcènuar ambasadat serbe në Evropë”

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 20 August 2024

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka pretenduar se disa ambasada të Serbisë në Evropë, si dhe aeroporti i Beogradit “Nikolla Teslla”, kanë marrë mesazhe kërcënuese.

Daçiqi ka pretenduar se “sipas informatave zyrtare”, i dyshuari është Denis Krasniqi nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova.

“Në lidhje me mesazhet kërcënuese të marra përmes postës elektronike nga Aeroporti i Beogradit, ambasadat dhe konsullatat tona në Austri dhe Gjermani, dhe Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, Ministria e Punëve të Brendshme mori informacion zyrtar nga Gjermania dhe Zvicra se ishte Denis Krasniqi (26-vjeç), nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova”, ka thënë ai, raporton “N1”.

-Advertisement-

Ai ka thënë se “personi aktualisht ndodhet në Kosovë dhe është lëshuar urdhër që menjëherë pas kthimit në Zvicër të paraqitet në polici.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera