Lajme

Daçiqi me shprehje rrugaçërie fyen kancelarin austriak, e quan budalla dhe ia fyen mbiemrin

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 20 November 2018

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë e ka ulur veten në nivelin e një rrugaçi nga më ordinerët, duke fyer madje edhe kancelarin austriak Sebastian Kurz për përkrahjen që i jepte Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Përveç që tregon se, gjoja se, i ka thënë Kurzit se “ç’të gjeti kështu, ti je i mençur, vetëm një budalla është në anën e humbësve”, kryediplomati serb, i cili jo rrallë paraqitet si një palaço cirku, ka përdorur edhe lojë fjalësh me keqpërdorimin e emrit të Kurzit, i cili i shqiptuar serbisht ka kuptimin e organit gjenital të mashkullit.

“Përmes kujt deshën në Interpol ashtu edhe hynë”, ka deklaruar Daçiqi, duke përdorur frazën nga serbishtja “preko kurca”, që do të thotë “përmes (apo përtej) ‘atij sendit’ tentuan dhe në të edhe përfunduan”.

-Advertisement-

Deklaratën Daçiqi e dha në konferencë shtypi, që bashkë me presidentin serb e mbajti pas mossuksesit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, në Asamblenë e Përgjithshme që u mbajt sot në Dubai.

– Unë këtë e flisja që moti. U thosha të mos paraqiten, të mos e turpërojnë veten, se do të përjetojnë debakël. Desha t’i ruaj që të mos turpërohen, e tash le të arsyetohen para popullit të tyre, tha Daçiqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera