Lajme

Daçiqi kërcënon me arrestim të Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 04 December 2017

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk e ka tërhequr as fletarrestin e as aktakuzën kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, por ka theksuar se fletarresti nga INTERPOL-i është tërhequr me kërkesë të UNMIK-ut.

“Kjo nuk do të thotë se fletarrestet janë tërhequr… ekziston një politizim i madh i këtyre fletarresteve sepse kur vjen deri te burgosja në disa vend, ato nuk e shikojnë burgosjen në mënyrë të paanshme”, ka thënë Daçiqi.

Ai insiston se Serbia do të vazhdojë të ndjekë politikanët kosovarë që kanë aktakuza në Serbi.

-Advertisement-

“Tërheqja e fletarrestit do thoshte se ne kemi hequr dorë nga ndjekja, e ne natyrisht që nuk e kemi bërë këtë. Jo vetëm që nuk e kemi tërhequr fletarrestin, por as aktakuzën. Jemi në kërkim të tyre dhe do të bëjmë këtë gjithmonë”, është shprehur ai.

Hardinaj ishte arrestuar muaj më parë në Francë, pikërisht për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, por u lirua më pas nga gjykata franceze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera