Lajme

Daçiq: Zgjedhjet në Kosovë me rëndësi vitale për serbët

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 11 June 2017

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë dhe shef i diplomacisë Ivica Daçiq të dielën u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të dalin për të votuar, pasi zgjedhjet e sotme sipas tij janë me rëndësi vitale për serbët.

Ai ka vlerësuar se populli serb vetëm i bashkuar mund të mbijetojë.

“Zgjedhjet e sotme janë me rëndësi vitale për popullin serb, i cili vetëm i bashkuar mund të sigurojë mbijetesën e vet”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat marrin pjesë 26 subjekte politike, prej të cilave pesë janë nga radhët e komunitetit serb.

Të drejtë vote kanë 1.872.951 votues, prej të cilëve më shumë se 155.000 votojnë për herë të parë. Janë gjithsej 889 qendra votimi, nën vëzhgimin e rreth 30.000 vëzhguesve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera