Lajme

Daçiq: U konfirmua frika jonë se Kurti s’e dëshiron formimin e Asociacionit, s’duhet ta humbim shumicën në OKB

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 03 May 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se takimi i mbrëmshëm në Bruksel për ta nënkupton “konfirmim të frikës se Albin Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin e Komunave Serbe”.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se për ta është e rëndësishme që tanimë ta kenë shumicën në OKB.

Ai thekson se “nuk duhet të humbasim mazhorancën në OKB dhe mbështetjen e vendeve që kanë të drejtën e vetos dhe janë të gatshme ta përdorin atë, duke u përpjekur në të njëjtën kohë të ruajmë sa më shumë rrugën tonë europiane”.

-Advertisement-

Daçiq tha se politika e jashtme nuk është një marrëdhënie dashuri-urrejtje, por një marrëdhënie reciprociteti.

“Për temën e Asociacionit mendoj se këto ditë do t’i kalojmë duke dëgjuar të njëjtat histori që i dëgjojmë prej dhjetë vitesh. Kam marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013, kur të gjithë anëtarët folën me entuziazëm për atë akt dhe se plani ishte formimi i Asociacionit. Kanë kaluar dhjetë vjet dhe asgjë. Borell tha se Asociacioni duhet të formohet menjëherë. Çfarë do të thotë kjo tani, është rreth një muaj apo dhjetë vjet”.

Daçiq tha se për Serbinë formimi i Asociacionit është kusht numër një. Një deklaratë që bie ndesh me deklarimet e kryeministrit Kurti që thotë se marrëveshja s’duhet të jetë e kushtëzuar nga pikat e caktuara.

“Edhe në planin e zbatimit është një nga dy çështjet. Ne besojmë se fillimisht duhet të formohet Asociacioni dhe më pas të flasim për hapat e mëtejshëm. Sfidojnë ekipin drejtues, tani do të ketë një relativizim të rëndësisë, nga emrat, kompetencat, te statuti, kush e shkruan statutin, kush e përbën ekipin drejtues. Prishtina nuk e do Asociacionin, pra Kurti. Ne thamë se ai është një fushë e minuar për të gjithë procesin e paqes dhe do të shohim se si do të zhvillohet”.

Derisa ai foli edhe për temën e Deklaratës për Personat e Pagjetur.

“Kjo deklaratë u pajtua disi. Është në interesin tonë që ai të kalohet sa më shpejt, pa e keqpërdorur afatin, sepse Prishtina bën gjithçka të llogaritur. Më shumë se 1500 persona figurojnë si të zhdukur dhe është në interesin tonë që Prishtina të jetë bashkëpunuese sepse nuk lejojnë që të kërkohen lokacione të caktuara. Mendoj se kjo deklaratë duhet të jetë hapi i parë drejt përmbushjes pa kushte të kërkesave të tilla, për të zbuluar të vërtetën e plotë”.
Ai thekson se shpreson që Komisioni serb për Persona të Zhdukur “të ketë qasje të lirë në territorin e Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera