Lajme

Daçiq tregon se çfarë kishte menduar Millosheviqi për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 08 August 2018

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do të intensifikohen muajt e ardhshëm, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ‘statusin e Kosovës’.

Këto komente Daçiq i ka bërë në programin e mëngjesit në First Televizion.

‘Arsyeja kryesore është se tani kemi nevojë për një kompromis dhe jo ta mbajmë vendin me dekada në disavantazh. Arsye tjetër është se kalon mandate i Federica Mogerinit dhe ajo do të garojë sërish. Kështu që kjo nënkupton se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të intensifikohet por kjo nuk ndodh pa praninë e fuqive të mëdha”, ka thënë Daçiq.

-Advertisement-

Daçiq është pyetur rreth idesë së ndarjes së Kosovës, raporton Periskopi.

“Kam folur me këtë me Dobrica Çosiq, ai më ka thënë se e kishte biseduar këtë temë edhe me Millosheviqin dhe Gjingjiqin. Ishte ky i fundi tai që kishte thënë se ‘nëse nuk mund të arrinim diçka më shumë, ndarja ishte opsion’, thotë Daçiq.

Thotë se nuk është ai që hapi të ashtuquajturën ‘Kutia e Pandorës’ dhe kur vjen të ‘pavarësia e vetëshpallur e Kosovës, duhet të flitet edhe për pavarësinë e Republikës Srpsk’.

“Pyesni njerëzit në veri të vendit dhe shikoni çka mendojnë ata. Por pyesni edhe serbët në enklavat jugore. Në çka besojnë ata. Ata besojnë në provincën serbe dhe në Kushtetutën tonë. Pork a edhe nga ata që mendojnë se Kosova ka kohë që nuk është më pjesë integrale e Serbisë. Fatkeqësiht kemi këtë situatë”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera