Daçiq tregon çka do të bisedojnë Thaçi e Vuçiq në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 01 July 2017
Në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, ku temë kryesore është paqja, stabiliteti dhe siguria në Mesdhe, e ku po marrin pjesë edhe delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka folur për takimin mes presidentit kosovar Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksanadar Vuçiq, që mbahet të hënën në Bruksel.
Siç shkruan B92, Daçiq tha se dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, do të bisedojnë për modalitetet e formatit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në vazhdim të dialogut do të bisedojnë presidentët Thaçi e Vuçiq, bashkë me Federca Mgherinin. Do të bisedohet për modalitete dhe formatin, por kur bëhet fjalë për dialogun në kuptim të gjerë, do të pritet derisa të formohet Qeveria e Kosovës”, tha Daçiq, në Dubrovnik
Ndërsa kur bëhet fjalë Kosovën, Daçiq tha se secili këtë çështje e sheh nga këndvështrimi i vet
“Ata (pala kosovare)po përpiqen që pjesën e fajit të vet, për mos realizmin e asaj që është përshkuar në Marrëveshjet e Brukselit, ta hedhin në disa probleme të përgjithshme. Më pastaj ne presim që ata të realizojnë ato për çka jemi dakorduar në Bruksel, e kjo para së gjithash ka të bëjë me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Daçiq.
Takimi i Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel është konfirmuar nga zyra e zonjës Mogherini, ku theksohet se kjo bisedë bëhet pas takimeve dypalëshe gjatë Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt mbrëmë në Dubrovnik, transmeton telegraf.
Ata do t’i këmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe, po ashtu, për zhvillimet më të gjëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksohet në fund të një kumtese të shkurtër të Zyrës së zonjës Mogherini.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...