Lajme

Daçiq: Shqiptarët nuk janë aq të guximshëm sa të flasin për Shqipërinë e madhe

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 01 May 2017

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, vazhdon të merret me “deklaratat e fundit për krijimin e Shqipërisë së madhe” duke shtuar se Qeveria e Kosovës ka kontratë me agjencinë e cila merret me lobim në Amerikë për interesa të saj, transmeton Koha.net.

“Ata (shqiptarët) nuk janë aq të guximshëm sa të flasin për Shqipërinë e madhe. Është interesant se ata e përmendin Kosovën e Luginën e Preshevës e nuk e përmendin Shkupin, Epirin dhe Ulqinin. Të gjitha këto janë në hartën e Shqipërisë së madhe”, citon Tv Pink të ketë thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se “shqiptarët nuk janë ndonjë forcë nga të cilët dikush duhet të frikësohet” dhe ka shtuar se Serbia nuk iu frikësohet fare atyre.

-Advertisement-

Ai ka treguar se e thërret ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov kur ka probleme në skenën ndërkombëtare dhe se me dëshirë do t’i drejtohej edhe sekretarit amerikan të shtetit Rex Tillerson, porse, siç tha, nuk është i sigurt se a do t’i përgjigjej ai dhe se a do të ishte në anën serbe.

Daçiq, dikur bashkëpunëtor i lartë i kasapit të Ballkanit Slobodan Milosheviq, varrin e të cilit e viziton çdo vit, sikur dhe zyrtarë të aktualë të Serbisë, ka harruar se dëshira serbe për Serbinë e madhe shkaktoi të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera