Daçiq: Shqiptarët luajtën lojën për gjithçka ose asgjë
Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 28 April 2017
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vazhduar komentet e tij në lidhje me ngjarjet e fundit pas lirimit të Ramush Haradinajt nga gjykata franceze si dhe për “lojën” e shqiptarëve në rajon.
Daçiq tha se vendimi i gjykatës franceze që të lirojë Ramush Haradinajn është politik dhe nuk ka të bëjë me ligjin, dhe se do të ketë pasoja të rëndësishme për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.
“Serbia ka të nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik me Francën. Çfarë partnerësh strategjik jemi ne? Kjo me siguri do të ketë pasoja të rëndësishme për marrëdhëniet tona diplomatike”, ka thënë Daçiq si mysafir në RTS, raporton Gazeta Express.
Ai shtoi se Serbia do të vazhdojë të veprojë e përmbajtur, dhe se kryeministri dhe presidenti i sapozgjedhur, Aleksandar Vuçiq, do të bëjë gjithçka që Serbia të jetë prodhues i paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Ju keni dëgjuar mesazhin e Haradinajt se duhet vepruar si kroatët. Çfarë do të thotë kjo? A nuk është e mjaftueshme që ai vrau serbë në vitet nëntëdhjetë, por ende po kërkon që të vazhdojë prap këtë”, ka thënë Daçiq.
Ai theksoi se Serbia në të gjitha këto reagon e përmbajtur, por askush nuk duhet të luajë me popullin e Serbisë dhe shtetin e Serbisë.
“Ne jemi një vend i vogël, por krenar. Ne veprojmë me maturi, sepse ne kemi vetëdije që nuk duhet tensionuar situatën dhe se zgjidhja është në marrëveshje, në vend të përshkallëzimit të situatës dhe të luftës”, tha ministri serb.
Siç tha ai, shqiptarët e luajën lojën për gjithçka ose asgjë, duke shtuar se nga skena politike në botë u zhdukën ata që ishin mbrojtësit e tyre.
“Ata ende mendojnë se ndonjë engjëlli i ri mëshirues do t’i mbrojë ata”, përfundoi ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...