Lajme

Daçiq: SHBA-të të bashkëpunojnë me serbët, “popullin më të madh” në rajon

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 01 December 2017

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ruajtur stabilitetin dhe përparimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, u tha në një takim me diplomatët rajonalë, duke përfshirë edhe Serbinë.

Në vazhdën e kësaj u organizuan takime mes Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Herbert Raymond McMaster, dhe të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, njoftojnë mediet serbe.

Ministri i Jashtëm serb, Daçiq, njoftoi se në takim është shprehur gatishmëria për intensifikimin e bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe vendeve të rajonit, ndërkohë që ai kishte deklaruar se na duhet një minimum interesi mes të dy vendeve për stabilitetin në rajon.

-Advertisement-

“Në takim secili shfaqi mendimin e vet, ndërkohë që unë thashë që nuk do të ketë stabilitet në rajon përderisa SHBA nuk gjejnë interesin e përbashkët me popullin më të madh në rajon e që janë serbët”, deklaroi ministri serb Daçiq.

Tutje, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq pati takime edhe me senatorin Ron Johnson , kryetar I Komtetit për Siguri të Brendshme, me të cilin biseduan për dialogun politik, etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera