Lajme

Daçiq – serbëve: Votoni Listën Serbe mos i lejoni shqiptarët të formojnë qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 11 June 2017

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë Listën Serbe.

Sipas Daçiqit, Lista Serbe e ka mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të qeverisë serbe.

Ministri serb ka thënë se zgjedhjet në Kosovë kanë rëndësi jetike për popullin serb dhe sigurojnë mbijetesën e tyre, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

“Autoritet në Prishtinë janë duke kërkuar nga serbët që t’iu ndihmojnë për të ndërtuar një shtet të pavarur. Prandaj është e rëndësishme që serbët sa më shumë të dalin në votime dhe të votojnë Listën Serbe e cila është e vetmja që e ka mbështetjen e Serbisë”, ka thënë Daçiq./Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera