Lajme

Daçiq: Rusia dhe Kina do të votojnë që të hiqet çështja e Kosovës nga OKB-ja

Autori: Gazeta inFokus 07:55 | 14 August 2017

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pas lajmërimit se të mërkurën në Këshillin e Sigurimi të OKB-së do të mbahet një seancë kushtuar shtetit të Kosovës e që sipas tij është vetëm një seancë e rregullt, tremujore.

“Çështja e Kosovës duhet të hiqet nga rendi i ditës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Misioni i OKB-së në Kosovë është i panevojshëm, dhe kjo do të ndodhë për shkak të miqve tanë të cilët kanë të drejtën e votës-Rusisë dhe Kinës”, ka thënë Daçiq në Beograd në shënimin e 14 vjetorit të vrasjes së dy serbëve në Gorazhdevc, ku edhe ka deklaruar se do të kërkojë drejtësi për viktimat serbe në Kosovë dhe se sipas tij ky do të jetë parimi kryesor udhëzues i Qeverisë së Serbisë në të ardhmen, transmeton Indeksonline.

Sipas tij takimi i radhës i Këshillit të OKB-së është i rregullt.

-Advertisement-

“Edhe pas realizmit të një foto të madhe bashkë me Prishtinën,besoj se takimet nuk duhet të mbahen apo të jenë shumë rrallë, një herë apo dy herë në vit”, ka thënë Daçiq.

Madje ai ka thënë se Serbia duhet të ketë llojin e miqve si Rusia dhe Kina.

“Për shkak të interesave tona kombëtare, ne duhet të jemi të kujdesshëm me miqtë tanë Rusinë dhe Kinën, dhe ne nuk duhet të ndërmarrim hapa që do të prishnin marrëdhëniet tona”, ka përfunduar Daçiq./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera