Daçiq: Prishtina do ta pranonte ndarjen e Kosovës, por nuk po lejojnë fuqitë e mëdha
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 07 April 2018
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Prishtina, sikur të bisedohej me të pa mentorët e saj, do ta pranonte propozimin e ndarjes së Kosovës.
“Nëse do të bisedonim hapur për ndarjen e Kosovës, pa mentorë, Prishtina do të nisej nga interesat e saj dhe do të pranonte këtë propozim”, ka thënë Daçiq, për gazetën serbe “Blic”, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se fuqitë e mëdha, kur të përmendet demarkacioni dhe ndarja llogarisin se do të vinte deri te zhvendosja masive e popullsisë, sepse siç thotë ai, nuk e marrin parasysh se situata etnike në terren është në përputhje me propozimin për ndarje.
Daçiq ka thënë se fuqitë e mëdha nuk duan të diskutojnë propozimin për ndarjen e Kosovës, sepse ata mendojnë se çështja e Kosovës është përmbyllur në vitin 2008, duke u nisur nga fakti se e kanë njohur pavarësinë.
I pyetur nëse janë të vërteta pretendimet e Presidentit të Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka ofruara jugun e Serbisë, në këmbim për veriun e Kosovës, Daçiq ka thënë se “nuk ka pasur asnjë bisedë në përpjekje për zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së Kosovës”.
“Ka pasur bisedime të ndryshme, në qytete qendra të ndryshme, shkëmbim të pikëpamjeve, por nuk kishte asgjë zyrtare. Unë nuk e di nëse dikush diku ka mundur të ofrojë diçka të tillë”, tha Daçiq.
Duke folur për aktivitetet që priten lidhur me çështjen e Kosovës, ka thënë Daçiq se javën e ardhshme në Beograd arrijnë nga ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Francës dhe se pret biseda të rëndësishme.
Të tjera
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...