Lajme

Daçiq: Nuk e njohim Kosovën me asnjë çmim

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 10 October 2018

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se Serbia nuk do ta njohë Kosovën me asnjë çmim dhe se Serbia dëshiron të arrijë një kompromis për Kosovën.

“Nuk do ta njohim Kosovën për asnjë çmim, sepse nuk është në pyetje BE-ja apo Kosova. Ne nuk duam të na shtrohet ashtu pyetja. Duam zgjidhje paqësore, por jo poshtërimin e Serbisë”, tha Daçiq, shkruan Danas, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se qëllimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE, por nuk mund të hyjë deri sa të arrijnë një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën, duke pyetur nëse dikush në BE e di se çfarë duhet të shkruhet në atë marrëveshje dhe nëse kjo do të thotë se Serbia duhet ta njoh Kosovën.

-Advertisement-

Sipas tij, BE aktualisht ka probleme më të mëdha sesa anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, por BE është një projekt i mirë për Serbinë.

Daçiq tha se stabiliteti rajonal është i rëndësishëm për stabilitetin e Evropës dhe për këtë arsye duhet të kërkohen kompromise, e jo të pranojnë akte të njëanshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera