Lajme

Daçiq: Nëse Serbia do të donte të hynte në luftë, as një milion Javelin nuk do ta ndihmonin Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 15 January 2024

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Kosovës nuk do t’i ndihmonin as “një milion Javelin” nëse Serbia do të hynte në luftë.

Duke iu referuar raketave antitank Javelin, të cilat Kosova i ka blerë nga ShBA-ja, ai tha se beson që kjo nuk i dërgon mesazh Serbisë, por se është pjesë e një qëllimi afatgjatë të Perëndimit për të ndihmuar pavarësinë e Kosovës.

“Ne kemi një problem më të thellë, këtu bëhet fjalë për interesa strategjike që ‘e ashtuquajtura Kosovë’ të jetë e pavarur, gjë që ne e kundërshtojmë. Duhet të jemi të ashpër, të vendosur, të mençur dhe realistë në rrethana ndërkombëtare”, ka thënë trashëgimtari i kriminelit Sllobodan Millosheviq në partinë e tij famëkeqe, aktualisht në shërbim të Vuçiqit si ministër i jashtëm, Ivica Daçiq dhe ka shtuar se Serbia duhet të vazhdojë të armatoset.

-Advertisement-

Daçiq ka pretenduar se është koha e fundit që Serbia të vendosë nëse Kosova është çështje e saj kombëtare apo jo.

Ai ka gjithashtu ka pretenduar se “Serbia nuk ka ndërmend të bëjë luftë, mirëpo sikur të kishte dashur: “Kosovën nuk do ta ndihmonin as një milion Javelin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera