Lajme

Daçiq: Nëse mendoni se Vuçiq do ta pranojë Kosovën, ju s’e njihni as atë e as Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 23 March 2018

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk pret ndonjë gjë nga vazhdimi i dialogut në Bruksel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e shefes së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pritet të vazhdojnë sot në Bruksel dialogun në nivelin më të lartë politik.

Daciq është shprehur skeptik sa i përket këtij takimi përderisa ka shfaqur dyshimet e tij për bashkësinë ndërkombëtare.

-Advertisement-

“Gjithmonë kam thënë se bashkësia ndërkombëtare po e gënjen Vuciqin”

“Është e vërtetë se ka diçka të shkruar që nga viti 2013, për të arritur një marrëveshje ligjore të normalizimit, por askush nuk e ka shpjeguar ndonjëherë se çfarë në këtë marrëveshje “ është shprehur Daçiq.

I pyetur në lidhje me disa raportime të mediave serbe se ky shtet ka një ultimatum “ose Kosova në OKB, ose bllokadë”, Daçiq e mohoi një gjë të tillë.

“Është e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë” u shpreh ai.

“Mund të ketë presione, mirëpo në qofte se dikush mendon se Vuçiq do e njohë Kosovën, nuk e njeh as Vuçiqin as Serbinë” ka deklaruar Ministri Daçiq, kanë raportuar mediat serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera