Lajme

Daciq: Nëse Kosova fton SHBA’në në dialog, ne e duam Rusinë dhe Kinën aty

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 14 March 2019

Ka shumë oferta për zgjidhje në tavolinë dhe njëra prej tyre që e di unë është demarkacioni dhe tri të tjera, thotë ministri i jashtëm serb, Ivica Daciq, duke komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan B92, përcjell inFokus.

Ai ka thënë se njëra nga zgjidhjet e ofruara është ‘që ne ta njohim Kosovën, gjë të cilën nuk do ta bëjmë dhe tjetra që Kosova të jetë provincë e Serbisë, të cilën ata (Kosova v.j) nuk e pranon’.

“Prishtina, para se gjithash, është duke shikuar mundësinë që ta ndryshojë formatin e dialogut duke tentuat ta fusë në dialog edhe Amerikën, por në anën tjetër, ata janë kundër që në dialog të inkuardohet Rusia. Por, SHBA nuk ka ndonjë dëshirë të vecantë që të jetë pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në dialog. Nëse dikush dëshiron që SHBA të jetë pjesë e dialogut, atëherë edhe në do të kërkojmë që Rusia dhe Kina të jenë të përfshira në dialog”, ka thënë ai, shkruan Periskopi.

-Advertisement-

Daciq ka thënë se Serbia nuk do t’i nënshtrohet asnjë presioni ndërkombëtar për ta ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera