Lajme

Daçiq: Ndarja e Kosovës zgjidhja më e mirë, por Perëndimi insiston në njohjen pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 28 May 2018

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, vlerëson se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme e mundshme dhe e shpejtë, por thotë se duhet të shihen të gjitha opsionet e mundshme. Thotë se për Perëndimin opsioni i vetëm është njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Për ndarjen po flas qe 10-15 vjet dhe mendoj se kjo është zgjidhja e vetme e mundshme dhe e shpejtë. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja zgjidhje, duhet të shohim të gjitha opsionet e mundshme. Për Perëndimin, opsioni i vetëm është njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha Daçiq për televizionin serb “Prva”, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, ka mungesë të zgjidhjeve të zbatueshme, si dhe mungesë propozimesh.

“Do të ishte mirë që të gjithë të sjellë propozimet e tyre, dhe të mos shkojnë me qëndrimet nacionaliste që nuk janë të pranueshme për asnjërën palë”, tha Daçiq.

-Advertisement-

Duke komentuar pretendimet e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, se përgjigjet në pyetjet rreth me vrasjes së Oliver Ivanoviqit, gjenden në Beograd, Daçiq tha se kjo është një akuzë e drejtpërdrejtë se Beogradi është fajtor për vrasjen Ivanoviqit.

“Ivanoviqin e paraburgosën shqiptarët e Kosovës  dhe unë kam folur kundër vendimit të tillë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Prishtina është duke hetuar rastin, e pse nuk ka përgjigje, kjo është pyetje që duhet t’u bëhet autoriteteve të Kosovës, por edhe për BE-në, sepse ka kërkuar që shërbimet e sigurisë  të jena të integruara në Shërbimet e Kosovës “, tha Daçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera