Lajme

Daçiq-Lavrov bisedojnë edhe për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 19 December 2017

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, i cili po qëndron për vizitë në Moskë në kuadër të delegacionit të presidentit Aleksandër Vuçiq, është takuar sot me homologun e tij rus Sergej Lavrov me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe Kosovën.

Të dy ministrat vlerësuan nivelin e marrëdhënieve ndërshtetërore si të mira dhe se bashkëpunimi po zhvillohet në të gjitha drejtimet.Daçiq ka falënderuar Lavrov “për mbështetjen e fuqishme të Rusisë për integritetin territorial të Serbisë dhe shtoi se për Serbinë është me rëndësi të madhe që të vazhdojë me Rusinë shkëmbimin e informacioneve në organizatat ndërkombëtare sa i përket Kosovës”.

Ndryshe, Lavrov ka pranuar ftesën e Daçiq për të vizituar Serbinë në fillim të vitit të ardhshëm.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera