Lajme

Daçiq: Kosova nuk do të aplikojë në UNESCO nga frika se do të refuzohet

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 27 June 2017

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë, njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia nuk rri duarkryq në lidhje me pranimin e mundshëm të Kosovës në UNESCO.

Ai ka shtuar se Kosova as që e ka paraqitur kërkesën për anëtarësim në këtë organizatë pasi që sipas tij, ka frikë se përsëri do të refuzohet.

Daçiq këto komente i bëri gjatë një konference për shtyp pas një takimi me kreun e diplomacisë belge,  Didier Reynders, raportojnë mediat serbe.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera