Lajme

Daciq: Kosova e Serbia kurrë nuk kanë pasur mundësi më të mirë për kompromis

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 06 August 2018

Kosova dhe Serbia asnjëherë nuk kanë pasur mundësi më të mirë se tani për arritjen e një kompromisi.

Kështu po vlerëson, ministri i jashtëm serb, Ivica Daiciq.

Kryediplomati serb deklaroi për mediat se ndryshimet në politikat e fuqive të mëdha botërore, kanë ndikuar deri në arritjen e kësaj situate.

-Advertisement-

“Situata është e tillë që nuk kemi pasur ndonjë mundësi më të mirë ndonjëherë për arritjen e një marrëveshje me Kosovën. Pozicionet e Rusisë ndër vite kanë ndryshuar, mirëpo ka ndryshuar edhe politika e jashtme amerikane”, ka thënë Daçiq.

Siç thotë Daçiq, Bashkimi Evropian tani i kupton rrethanat në të cilat është aktualisht ky proces, në të cilin sipas tij problemi kryesor qëndron te pala shqiptare, transmeton lajmi.net.

“Në këtë nivel, kemi një situatë ku Bashkimi Evropian e kupton që problem kryesor për arritjen e një marrëveshjeje janë shqiptarët. Shqiptarët duan ta njohim Kosovën, si dhe të marrin Preshevën e Medvegjën, kjo do të ishte ideale për ta. Mirëpo nese kemi një proces të dialogut ju duhet të keni edhe sugjerime”, ka  shtuar Daçiq.

Daçiq këto komente i bëri në një intevistë për televizionin serb “Pink”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera