Daçiq flet për reagimin e Vuçiqit: I thashë ta tërhiqte nënshkrimin nga Marrëveshja e Brukselit me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
08:12 | 25 March 2018
Ministri i Jashtëm i Serbisë, pasardhësi politik i Sllobodan Millosheviqit, Ivica Daçiq, mendon se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po tregohet tepër tolerant ndaj sjelljeve të Kosovës.
“Unë do t’i propozoj ta tërheq nënshkrimin nga Marrëveshja e Brukselit”, është shprehur ai të shtunën para gazetarëve, transmeton Koha.net.
“Serbia nuk do të shkojë përtej asaj që është detyrim i të gjitha vendeve, të respektojë interesat e veta dhe nga parimet e të drejtës ndërkombëtare. Do t’i propozojë presidentit Vuçiq të tërheq nënshkrimin nga Marrëveshja e Brukselit”, është shprehur ai.
“Ekziston klauzola, keni nënshkruar marrëveshjen… Unë do të tërhiqja nënshkrimin dhe do t’u thosha (e ka fjalën për autoritetet e Kosovës – v.j.): Nuk doni Asociacionin, e po mirë, as ne nuk duam marrëveshjet tjera, kthehemi në fillim, pra të kthejmë institucionet serbe në Kosovë e Metohi”, ka deklaruar Daçiq para gazetarëve, duke shtuar se tashmë i ka propozuar Vuçiqit tërheqjen e nënshkrimit dhe se prapë do t’ia kërkojë këtë gjë.
“Takimet me shqiptarët janë të rënda, shumë më vështirë do ta kenë ata me një Vuçiq siç është tash, i dëshpëruar nga qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe i ballafaquar me lajme të rreme se do ta njohim Kosovën”, tha Daçiq.
I pyetur nga gazetarët se si reagoi Vuçiq pas një propozimi të tillë, shefi i diplomacisë serbe u përgjigj se këtë nuk mund ta thotë.
Por nuk ka nguruar të akuzojë autoritetet e Kosovës për “politikë joparimore dhe jokorrekte, për manipulim qëndrimesh gjatë bisedimeve me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare”.
Sipas tij, përfaqësuesit e Kosovës përmes Ligës Arabe dhe vendeve të tjera të Organizatës Islamike “manipulojnë se shqiptarët janë myslimanë dhe prandaj myslimanët duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës”, ndërsa kur kanë qenë për vizitë në Izrael, u kanë thënë “do të hapim ambasadën në Jerusalem dhe se do ta njihnin kryeqytet nëse Izraeli do ta pranonte pavarësinë e Kosovës…”.
Por kryediplomati serb dhe aleati i Vuçiqit në qeverisjen e Serbisë, nuk ka nguruar të kundërshtojë rezultatet e sondazheve, sipas të cilave fajtori kryesor për bombardimin e Serbisë nga NATO ishte Sllododan Millosheviq.
“Vetëm ai që nuk e njeh popullin serb mund të thotë kështu”, është përgjigjur Daçiq kur është pyetur nga gazetarët, se si i komenton sondazhet që e bëjnë Millosheviqin fajtor për bombardimet e NATO-s 19 vjet më parë.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...



































