Lajme

Daçiq: Është koha që Kurti të përcaktohet nëse do ta bëjë Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 15 May 2023

Kryediplomati serb Ivica Daçiq tha se është koha që sipas tij kryeministri i Kosovës Albin Kurti të përcaktohet nëse dëshiron apo nuk dëshiron ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Në vend të normalizimit, kemi përshkallëzim të mëtejshëm. Kemi ardhur në atë pikë që maskat duhet të hiqen – a do të formojë Kurti Asociacionin apo jo?” , tha ai në TV Pink, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse Kurti nuk dëshiron ta bëjë këtë, atëherë”, thotë ai,” vlen edhe ajo që ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq – se ne nuk jemi marrë vesh për asgjë, dhe nëse dëshiron ta formojë Asociacionin, atëherë duhet parë se mbi çfarë baze do të jetë kjo”, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Ka zëvendësuar ilegalisht Ekipin Menaxhues dhe po mendon për veprime të njëanshme, si t’i futë kryetarët në zyrat e veriut, por serbët nuk do ta lejojnë atë”, tha Daçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera