Lajme

Daçiq: ekziston rreziku që dialogu të ndërpritet

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 08 March 2018

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të mos zbatojë marrëveshjen për formimin e asociacionit të komunave serbe në fakt është vendim i Prishtinës për të braktisur dialogun e Brukselit.

Kështu ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, sipas të cilit i gjithë procesi i dialogut tash mund të kthehet në zero, transmeton KosovaPress.

“I bëjmë thirrje BE-së dhe  SHBA-së që të ndikojnë urgjentisht në Prishtinën që të përmbushë detyrimet e marra në marrëveshjen e Brukselit, pasi ekziston rreziku maksimal që procesi i negociatave përfundimisht të ndërpritet. Beogradi nuk do të ketë asnjë përgjegjësi lidhur me këtë”, tha  Daçiq për Sputnik./Infokusi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera