Daçiq e quan hipokrizi nisjen e masave disiplinore nga FIFA ndaj Serbisë

Autori: Gazeta inFokus
14:14 | 27 November 2022
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të dielën se Serbia si shtet nuk mund të reagojë ndaj faktit që Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka iniciuar procedurë ndaj kombëtares së Serbisë sepse ato janë organizata sportive, por ai e ka vlerësuar këtë veprim si hipokrit, transmeton Beta në Serbi.
FIFA ka nisur procedurat kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pasi një flamur që tregonte Kosovën si pjesë e Serbisë ishte varur në dhomën e zhveshjes para ndeshjes që Serbia luajti me Brazilin në Kupën e Botës.
Serbia luajti kundër Brazilit më 24 nëntor dhe humbi me rezultat 0 me 2.
Një fotografi e flamurit me mesazhin “Nuk ka dorëzim” në serbisht u bë virale në rrjetet sociale kur u shpërnda nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku.
Çeku, e përshkroi imazhin si veprim i përfaqësueses së Serbisë për të përdorur Kupën e Botës për të promovuar “mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale”.
“Presim veprime konkrete nga FIFA duke pasur parasysh se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është anëtare e plotë e FIFA-s dhe UEFA-s”, shkroi ai.
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq , duke iu referuar nisjes së procedurave disiplinore ndaj përfaqësueses së Serbisë, tha se nuk ka asgjë fyese nëse dikush thotë “Nuk ka dorëzim”.
“Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht, anëtar i Kombeve të Bashkuara, me Kosovën pjesë të Serbisë, çfarë nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe çfarë është ofenduese. Ky është një tregues se sa nuk ka parime, por standarde të dyfishta. Ata kurrë nuk e ndëshkonin Ukrainën kur thoshte se ‘Donbasi është i yni’ dhe ‘Krimea është e jona’, cili është dallimi”, pyeti Daçiq.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka njoftuar me 26 nwntor se ka nisur masa disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit për varjen e një flamuri me përmbajtje politike në raport me Kosovën në dhomat e zhveshjes përpara se të luante të enjten me Brazilin në Kupën e Botës në Katar.
FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.
FIFA nuk dha një afat kohor se kur do të merret vendimi, megjithëse Serbia do të luajë të hënën, më 28 nëntor kundër Kamerunit./REL
Të tjera
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...
-
Parashikimi i Gashit nëse Kosova shkon në zgjedhje: Ju garantoj, rezultati s’do të jetë më 50.2%, por shumë më lartë
Aktivisti, Shkëlzen Gashi, është shprehur i bindur se kryeministri, Albin kur...
-
Këshilltari i Konjufcës: Asociacioni, faza e parafundit e ndarjes së Kosovës
Donik Sallova profesori i Shkencave Politike, njëheresh këshilltar i Jashtëm ...
-
Gashi në emision: Mund të bëheni bashkë dhe të më rrihni, por s’mund të më detyroni të pranoj diçka të papranueshme
Aktivisti Shkëlzen Gashi gjatë emisionit Pressing të T7, ka thënë se themelim...
-
Imami Labinot Maliqi pritet në takim nga kryetari i Prishtinës
Imami Labinot Maliqi, ka njoftuar se sot është pritur në takim nga kryetari i...
-
Diplomati shqiptar: Vihet re një ngërç në marrëdhëniet Kosovë – ShBA
Diplomati nga Shqipëria Arben Çejku ka thënë se është e dukshme se marrëdhëni...
-
Evropa ia ndali Rusisë eksportet e naftës, a do të rriten çmimet pas vendimit
Evropa po bën një hap tjetër të madh drejt ndërprerjes së lidhjeve të saj ene...