Lajme

Daçiq do të dëshmoi në Gjykatën Speciale: Kam tonelata materiale

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 16 December 2019

Këshilltari i Ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj, të shtunën publikoi një dokument të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të datës 17 shkurt 1999.

Sipas këtij dokumenti, siç shkruan Zyberaj ”ndër shumë plane tjera kundër shqiptarëve të Kosovës, gjatë Konferencës në Rambuje, mund të lexojmë edhe tentimin për fshehje të masakrave dhe debimeve masive nga shtepitë të qytetarëve të Kosovës. Krejt kjo bëhej me qellimin e vetëm për ta mashtruar bashkësinë ndërkombëtar dhe NATO-në”.

Madje, aty përmendet edhe tash Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Në mesin e shumë emrave të njohur aty, që ishin kreaturë e aparatit të dhunës në kohën e Millosheviçit, mund të shihet edhe Ivica Daçiq. Jo rastësisht, carqe te caktuara në Serbi e quajnë Daçiqin edhe “malo Slobo”.

E ndaj këtij publikimi ka reaguar edhe vet kryediplomati serb.

Daçiq, njëherësh edhe lider i partisë SPS, ka thënë që Zyberaj ka gënjyer në mënyrë të tmerrshme për disa dokumente socialiste për persekutimin e shqiptarëve.

“Pavarësisht gjithçkaje, unë jam i gatshëm të shkoj në Gjykatën Speciale në Hagë, kam tonelata materiale që më së miri tregojnë se kush e dëboi kë nga Kosova” i tha ai gazetës serbe, “Novosti”, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu thekson se është i gatshëm të shkoj atje, por si dëshmitar kundër shefave të Zyberajt nga autoritetet e larta të Prishtinës, të cilët siç tha ai “drejtuan Ushtrinë e ashtuquajtur terroriste të Kosovës”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera