Lajme

Daçiq, bënë thirrje në OKB që të ushtrohet presion mbi Prishtinën, për formimin e Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 16 August 2017

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili është duke mbajtur fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku ka thënë se marrëveshja e Brukselit është duke u përmbushur shumë pak nga ana e Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Daçiq i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së, BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare të ushtrojnë presion mbi Prishtinën për të formuar Asosiasionin e Komunave me shumicë serbe.

“Parandalimi i formimit të ushtrisë së Kosovës tregoi qartë se Prishtina, mund të pranojë sugjerimet e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera