Lajme

Daçiq: Amerika nuk ia lëshoi vizën Haradinajt për shkak të taksës

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 24 January 2019

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se deklarata e shefit të kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, se autoritetet e Prishtinës mund ta pezullojnë përkohësisht taksën mbi mallrat serbe, që sipas kryediplomatit serb në përkthim në “gjuhë të thjeshtë” i bie shfuqizimi i taksës

Ai tha se Prishtina erdhi në situatë që ndoshta është e vetëdijshme se çdo “lojë” e mëtejshme mbi këtë temë mund të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara.

Në këtë kuptim, ai përmendi që Ramush Haradinaj një vit më parë kishte thënë se Kosova nuk ka politikë të saj të jashtme, por politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

-Advertisement-

“Tani po vijmë në një situatë të çuditshme, dhe kjo është hera e dytë gjatë mandatit të Ramush Haradinajt, që Amerika nuk ia lëshon vizën. Hera e parë ishte kur ai donte të kalojë ligjin për heqjen e gjykatës për UÇK-në, dhe tani nuk ia kanë lëshuar vizën për Lutjet e Mëngjesit për shkak të taksës “, tha Daçiq për TV Prva.

Ai beson me pezullim të përkohshëm të taksës do të vijë deri tek heqja e saj.

Daçiq përsëriti se Serbia nuk do të vazhdojë dialogun nëse nuk largohet taksa, transmeton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera