Lajme

Dacic në Këshill të Sigurimit flet për emërimin e Sylejman Selimit si këshilltar të Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 07 February 2019

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku po flitet për Kosovën, ka komentuar emërimin e Sylejman Selimit si këshilltar të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Dacic ka thënë se ky është një tjetër veprim i cili vështirëson përpjekjet drejt arritjes së një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, shkruan Gazeta inFokus.

“Sylejman Selimi është emëruar si këshillitar i Haradinajt. Ai është i liruar me kusht nga dënimi për krime lufte. Por ky person shkon e emërohet këshilltar i kryeministrit të Kosovës. Këto janë një hap tutje në montimet e lajmeve të paskrupulla për të mbuluar krimet e tyre, për t’u shpërfaqur si viktimë në një konflikt, duke besuar se vetëm ata janë viktimat”, ka thënë Dacic.

-Advertisement-

Në këtë mbledhje, Dacic po vazhdon të flas për luftën, duke hedhur akuza të forta mbi Kosovën. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera