Lajme

Daçiç: Kosova kërkon që të mos debatohet në OKB, por kjo nuk do të ndodhë

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 13 August 2017

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se të mërkurën më 16 të këtij muaji, do të mbahet seanca e rregullt tremujore e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, me gjithë që për anulimin e këtyre mbledhjeve angazhohen fuqitë e mëdha dhe Prishtina.

“Prishtina në mbledhje asnjëherë nuk e ka lënë pa thënë se Kosova duhet të heqet nga rendi i ditës i KS-së së OKB-së dhe se Misioni i OKB-së në Kosovë është i panevojshëm, por kjo nuk do të ndodhë për shkak të miqve tanë, që kanë të drejtë të vetos – Rusisë dhe Kinës”, tha sot Ivica Daçiç, në Beograd, me rastin e shënimit të 14 vjetorit të vrasjes së dy djemve të rinj dhe plagosjes së katër të tjerëve në Gorazhdevc në Kosovë, me ç’rast ka porositur se kërkimi i drejtësisë për viktimat serbe në Kosovë do të jetë ide themelore udhëheqëse e qeverisë së Serbisë edhe në të ardhmen, raporton agjencia Beta, shkruan Rel.

“Kjo është mbledhje e rregullt, me gjith që fuqitë e mëdha së bashku me Prishtinën konsiderojnë se ato më nuk duhet të mbahen ose bile të mbahen më rrallë, një ose dy herë në vit”, tha Daçiç dhe ka shtuar se “për shkak të interesave tona kombëtare duhet të jemi të kujdesshëm me miqtë tanë Rusinë dhe Kinën dhe nuk guxojmë të tërheqim lëvizje, të cilat do t’i rrënonin raportet tona”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera