Daci: Amerika s’do të lejojë që Kosovës t’i ndodhë ndonjë e keqe
Autori: Gazeta inFokus
22:11 | 28 November 2018
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se ky 28 Nëntor e gjen Kosovën më të ndarë se kurrë.
“Gëzuar gjithë shqiptarëve. Besoj që është festa më e rëndësishme që bashkon të gjithë shqiptarët në rruzullin tokësor. Është një datë që gjithmonë na ka mbajtur të bashkuar, na ka ruajtur moralin edhe politik edhe kombëtar dhe është një moment i duhur që në Ambasadën e Shqipërisë prapë të jemi bashkë të gjithë”.
“28 Nëntori besoj na gjen më së keqi në Kosovë se çdokund, më të ndarë se kurrë, më të ndarë se edhe menjëherë pas luftës së çlirimit të Kosovës. Megjithatë, kam një bindje të thellë që shqiptarët në Kosovë, gjithmonë në kriza bashkohen, gjejnë forcë dhe tani është momenti kryesor – ose do të jemi gjithmonë shtet i duhur, ose do të jemi ky që jemi sot”.
Daci është shprehur optimist se Kosova deri në fund të këtij viti do ta ketë ushtrinë e vet.
Akademiku Nexhat Daci ka folur edhe për çështjen e kufijve, me theks të veçantë qëndrimin e SHBA-ve karshi marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë si dhe qëndrimin e kolegut të tij Rexhep Qosjes, që së fundmi e ka mbështetur korrigjimin e kufijve por jo edhe ndarjen e mundshme të Kosovës.
“Unë jam adhurues i asaj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë prirë çlirimit historik të Kosovës dhe jam i prirur të besojë se ata kurrë nuk do të ndërmarrin ndonjë hap në dëm të Kosovës”.
Nexhat Daci këto komente i ka bërë për Info Magazine të Klan Kosovës në transmetimin e drejtpërdrejtë të pritjes që Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka organizuar për nder të kësaj feste.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...




































