Lajme

D4D fton partitë politike të rrisin pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 29 September 2017

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ju ka bërë thirrje subjekteve politike të cilat garojnë në zgjedhjet lokale, të respektojnë deklaratën e nënshkruar në vitin 2015 për “rritjen e pjesëmarrjes së grave në proceset zgjedhore”.

D4D fton subjektet politike që të respektojnë zotimin e dhënë për pikën e dytë të deklaratës:

“Propozimin e grave në të gjitha trupat menaxhuese zgjedhore, në nivel qendror, komunal dhe në nivel të vendvotimeve, në mënyrë që të ketë përfaqësim prej të paktën 40% prej njërës gjini në nivel të vendit, deri në arritjen e përfaqësimit të barabartë për të dyja gjinitë”.

-Advertisement-

Sipas tyre, subjektet politike që garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, duhet të dëshmojnë vullnetin e tyre për rritjen e pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor.

“Kjo arrihet me veprime konkrete, si angazhimin e grave në aktivitete të ndryshme përbrenda strukturave partiake dhe realizimin e fushatave informuese dhe avokuese për gratë votuese”, thuhet në komunikatën e D4D.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera