Sport

Cutrone drejt Anglisë

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 25 July 2019

ëse gjatë orëve të fundit dështoi transferimi i Andre Silvas te Monaco, një tjetër sulmuesi i Milanit po bën gati valixhet. Bëhet fjalë për Patrick Cutronen, që prej disa javësh është bërë objektiv i Wolverhamptonit në Angli. Sipas Sky Sports, të dy klubet kanë arritur marrëveshjen për kalimin në Premier League të sulmuesit të ri kuqezi.

“Djalli” mësohet se do të përfitojë 16 milionë paundë, plus dy milionë në formë bonusesh. Cutrone, i cili aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pjesën tjetër të skuadrës kuqezi për International Champions Cup, ka kërkuar edhe pak kohë për të vendosur. Gjasat janë që të thotë po, pasi te Wolverhamptoni do të ketë më shumë mundësi aktivizimi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera