Lajme

Çuni e falënderon Adelina Ismailin për mbështetjen që i dha LDK-së në fushatë

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 15 October 2019

Ish-deputeti i LDK-së Anton Çuni ka falenderuar këngëtaren Adelina Ismaili për mbështetjen që kjo e fundit i dha fushatës së LDK-së.

Çuni përmes një postimi në facebook ka treguar se ka pirë një kafe me Adelina Ismailin dhe bashkëshortin e saj Valin në qytetin e Prizrenit  dhe i ka shprehur mirënjohje Ismailit, shkruan gazeta inFokus.

“Me Adelinen e Valin, n’Prizren ma t’bukurin ven’, një kafe e mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe gjatë fushatës zgjedhore të LDK’
Është besimi në vlerat e përbashkëta, ai që përbën themelin e miqësisë sonë të përhershme.
Faleminderit”,  ka shkruar Çuni./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera