Lajme

Çun Lajçi tregon përse shkoi në vizitë në shtëpinë e Sali Berishës i cili gjendet në arrest shtëpiak

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 03 June 2024

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka thyer sërish masën e arrestit shtëpiak.

Pas miqve të huaj, dera e tij u hap për aktorin e njohur nga Kosova Çun Lajçi. Artisti 78-vjeçar morri rrugën drejt Tiranës për të marrë pjesë në një aktivitet për Berishën por pa e ditur se do ta vizitonte atë në shtëpi.

“Pasdite më telefonoi njëri… me më falenderu për mirëseardhjen. Më njoftoi se në orën 7 do të vijë shoferi për të më dërguar në ‘Rrugën e Shpresës’. Unë mbyll telefonin dhe them me kë fola, tha fole me Sali Berishën. Shoferi më çoi në katin e 6”, tha ai.

-Advertisement-

Arsyet se pse shkoi në vizitë te Berisha, aktori thotë se janë të shumta, kryesisht personale dhe ndihma që ai i ka dhënë kur ishte i sëmurë por nuk e dinte se po shkelej ligji.

“Por që nga ai bodrum makinash dhe u futëm në ashensor, unë nuk kam parë ndonjë polic”, u shpreh Lajçi.

Sali Berisha edhe dy herë të tjera ka thyer urdhrin e arrestit shtëpiak, më parë ai u takua me gazetarin e Rait Giorgo Mottola të cilit i dha edhe intervistë si dhe ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brok.

Këto akte të Berishës nën arrest shtëpiak kanë dëmtuar betejën e për të fituar lirinë duke që avokatët e tij hapin çdo javë duke kërkuar që deputeti demokrat të lejohej të shkonte në parlament e duke marrë përgjigjen negative pjesërisht edhe për shkak të mos respektimit të masës së sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera