Culaj: Vetëvendosje në qeveri vetëm kur PAN dështon në ofrimin e shumicës parlamentare
Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 13 June 2017
Ligjëruesi i shkencave politike dhe analisti,Gjon Culaj, në një prononcim për portalin Infokusi.com duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve ka thënë se deri në shtator do të jetë e vështirë formimi i qeverisë
“Me gjasë deri në shtator do t’jetë e vështirë të krijohet shumica parlamentare dhe qeveria, përtej shtatorit çdo vonesë apo krizë politike eventuale do t’i faturohet Presidentit të Republikës dhe partive parlamentare.Në këtë rast do t’ishte shumë më mirë të shkojmë sërish në zgjedhje se sa vendi të mbetet peng i mos vullnetit politik për t’i krijuar institucionet, në këtë drejtim mendoj se edhe Partnerët tanë strategjikë do të kenë një rol të rëndësishëm, jo në kuptimin se kush me kënd të formoj qeverinë por në kuptimin se shumica parlamentare dhe qeveria të krijohen sa ma shpejt të jetë e mundur.”
Culaj ka komentuar edhe dy opsione të formimit të qevrisë dhe pasojat që mund të sjellin ato
“Me këtë përqindje apo me 39 deputetë, PAN mund të krijoj qeveri stabile vetëm në qoftë se këtij koalicioni i bashkëngjitet LDK apo VV. Ekziston edhe mundësia e tretë, koalicion me të gjitha minoritetet dhe bashkëngjitja eventuale e 2-3 deputetëve nga partitë tjera, mirëpo kjo qeveri dhe kjo mazhorancë do t’ishte e dobët pothuajse jofunksionale sepse do të sfidohej vazhdimisht nga « Lista serbe », që i bjen nga Beogradi zyrtar. Për më tepër, një mazhorancë dhe një qeveri e tillë do të dështonte që në start me trajtimin e prioriteteve apo temave të rënda ( Demarkacioni me Malin e Zi, Formimi i Ushtrisë së Kosovës, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe etj.) të cilat po e presin te dera qeverinë dhe kuvendin e ardhshëm. “
Ndërsa për mundësinë e Vetëvendosjes në qeveri ai ka thënë se kjo mund të bëhet vetëm atëherë kur PAN dështon të ofroj një shumicë parlamentare
“Gjasat e VV duhet t’i marrim në konsideratë vetëm atëherë kur PAN dështon të ofroj një shumicë parlamentare, në këtë rast VV do të kishte gjasa reale për krijimin e shumicës dhe qeverisë, me kusht që Presidenti i vendit ta mandatoj kandidatin e VV për krijimin e shumicës parlamentare dhe rrjedhimisht formimin e qeverisë. Vendimi i Gjykatës kushtetuese i vitit 2014 dhe ambiguitetet në këtë vendim dhe në Kushtetutën tonë për sa i takon mandatimin për krijimin e shumicës së nevojshme parlamentare mund të sjellin sërish bllokadë politike në Kosovë”
Culaj ka shtuar se koalicioni LAA e ka rolin dermeminues për formimin e qeverisë
“Pavarësisht se koalicioni LAA konsiderohet si humbës i këtyre zgjedhjeve, megjithatë sipas të gjitha gjasave ata do ta kenë rolin determinues për formimin e shumicës parlamentare dhe qeverisë së ardhshme qoftë me njërin apo tjetrin tabor, por në secilin rast LDK do të vazhdoj të konsumohet nga pushtetet e vazhdueshme dhe definitivisht do ta humbiste shansin e të bërit opozitë dhe reformimit substancial partiak.”/INFOKUSI
Të tjera
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...