Rajoni dhe Bota

Çuditë Korea e Veriut, derisa ndodhë infektimi i parë thonë se janë afër zbulimit te vaksinës

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 03 August 2020

Ani se koronavirusi i ri ka kapluar krejt botën, shteti komunist i Koresë së Veriut, deri para pak ditësh nuk ka raportuar as edhe një rast të infektuar.

Por, kjo gjë ndryshoj para më shumë se një jave, shkruan gazeta Infokus.

Në qytetin Kaesong, një rast u dyshua si i infektuar, e kështu lideri suprem Kim Jong Un, urdhëroi mbylljen e krejt qytetit.

-Advertisement-

I dyshuari si i infektuar thuhet se kishte hyrë në të zezën nga Korea e Jugut aty.

E Kim Jong Un ka urdhëruar hetim urgjent për të parë se si personi në fjalë ka kaluar kufirin e blinduar ushtarakisht.

“Një ngjarje emergjente ka ndodhur në qytetin Kaesong, ku një person që kishte ikur jashtë në Korenë e Jugut para tre viteve është kthyer ilegalisht dhe dyshohet që është i infektuar”, ka raportuar agjencia e lajmeve KCNA.

Ndërsa, tash shteti i Koresë së Veriut, gjithashtu ka deklaruar se janë shumë pranë që të zhvillojnë një vaksinë kundër virusit./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera