Lajme

Çudit Gani Geci, bën me dije se do ta ndërroj mbiemrin

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 20 December 2018

 

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci në Facebook, ka paralajmëruar sot se do ta ndërroj mbiemrin e tij dhe se do ta bëj Bajraktari, ashtu siç e kishte edhe gjyshi i tij.

 

-Advertisement-

Kjo për arsye të Sabit Gecit, të cilit sot i është bastisur shtëpia nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës lidhur me dyshimet për fajde, transmeton Gazeta inFokus.

 

 

Gani Geci, këtë veprim po e ndërmerr për t’u mos u përzier më me Sabit Gecin, me të cilin njerëzit e ngatërrojnë shpesh, përfshi këtu edhe mediat.

 

Ndryshe, sot një media duke gabuar emrin e Sabit Gecit, ka shkruar se është bastisur shtëpia e Ganiut dhe jo Sabitit.

 

Njoftimi i plotë i Gani Gecit:

 

Të nderuar qytetarë,

 

për hir të së vërtetës unë nga sot do ta ndërroj mbiemrin nga Geci në mbiemrin e vjetër të familjes time që gjyshi im Halil Bajraktari e mbante me krenari.

 

 

Sabit Geci ështe ish anëtar i Shtabit të Hashim Thaçit i cili ose me pagesë të vëllezërve Thaçi ose me urdhër të Hashim Thaçit ka arrestuar, ka maltretuar ose edhe ka vrarë Shqiptarë, anëtarë të LDK-së i mbetet Gjykatës Speciale ti vërtetoj këto.

 

Llaushë

 

Me respekt,

 

GANI BAJRAKTARI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera