Fun & Video

Çudira ruse, krijohet kampionati i shpullës në prapanicë! (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 12 June 2019

Në epokën e internetit mjafton një ide e çmendur dhe njerëzit e duhur për të patur sukses. Në muajin mars një fermer nga Siberia u bë i famshëm në mbarë botën për shkak të shpullës së tij, që hidhte nokaut kundërshtarët.

Që prej asaj kohe në Rusi u krijua kampionati i shpullës, ku humb ai që bie përtokë, ose dorëzohet.

Duke marrë shkas nga suksesi i këtij “sporti” të ri, tani është krijuar edhe kampionati i shpullës në prapanicë për femra.

-Advertisement-

Ky kampionat ka ndezur konkurrencën mes femrave që merren me palestër dhe stërviten rregullisht për trupin e tyre.

Rregullat janë të thjeshta, godit sa më fort të mundesh, duro goditjet dhe personi që mundet është ajo që humb ekuilibrin nga goditja.

Fituesja e parë e këtij kampionati ishte një blogere fitnessi, e njohur me emrin Anastasia Zolotaya, e cila është e njohur në rrjetet sociale dhe në Instagram, ku shpërndan video dhe informacione për femrat që duan të krijojnë një trup ideal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera