Sport

Cuadrado afër të nënshkruajë kontratën e re me Juventus

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 13 November 2019

Sulmuesi i Juventusit, Juan Cuadrado është afër për ta nënshkruar kontratën e re me klubin italian.

Sipas mediave italiane, kolumbiani do ta vazhdojë kontratën e cila do ta mbajë në Torino deri në vitin 2022.

Nga kontrata e re do të fitojë rreth 4.5 milionë euro në fund të sezonit, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Lidhja mes lojtarit dhe trajnerit Maurizio Sarri është shumë e mirë, pasi është rikthyer në formën e duhur dhe është thirrur nga Kombëtarja e Kolumbisë.

Juventus është lider në Seria A me 32 pikë, një më shumë se rivali Inter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera