Lifestyle

Shenjat që mund t’i vëreni nëse dyshoni se po ju tradhtojnë

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 31 October 2017

Ju mund të keni dyshuar për një kohë të gjatë, por si mund ta tregoni me siguri nëse partneri juaj është duke mashtruar?

Ndërkohë që ju ia kontrolloni telefonin ose rrjetet sociale duket se shumica e bashkëshortëve “mashtrues” sado të butë që mund të jenë, pa dijeninë tuaj mund të ju tradhtojnë, transmeton Klan Kosova.

Sipas David King, një hetues privat australian – ekzistojnë gjashtë shenja që tregojnë se partneri juaj është i pabesë dhe se 80 për qind e kohës intuita juaj ka të drejtë.

-Advertisement-

Nëse e vëreni se partneri juaj fillon që të kujdeset më shumë se zakonisht për dukjen e tij sipas King, është ndër shenjat e para që tregojnë se duhet të dyshoni.

Në mënyrë të ngjashme, përdorimi i dy telefonave si dhe vendosja e një fjalëkalimi të ri ose të qenurit tepër sekret kur vjen një mesazh, është gjithashtu një “flamur i kuq”.

King gjithashtu thotë se një shenjë tjetër është nëse partneri juaj është më agresiv se zakonisht dhe gjen justifikime të llojllojshme nëse vonohet nga puna në shtëpi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera