Lifestyle

Ç’të bësh kur dikush thotë “kam nevojë për më shumë hapësirë”?

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 01 December 2017

Eshtë një rrëfim i vjetër sa vetë koha: ti njeh dikë, kimia është fantastike, dhe marrëdhënia juaj lulëzon. Keni një ndjesi të mirë për këtë marrëdhënie. Deri kur dëgjohen ato pesë fjalët që ndryshojnë gjithçka: “Kam nevojë për më shumë hapësirë”.

Askush nuk dëshiron të dëgjojë: “Dua hapësirë”. Tingëllon si puthja e vdekjes në botën e marrëdhënieve. Çfarë domethënë ekzaktësisht ka? Më pak mesazhe? Më shumë netë pa njëri-tjetrin? A është ndarje? Ja si duhet të reagoni kur e dëgjoni:

Dëgjoni me kujdes dhe kuptoni përsenë

-Advertisement-

Kur dëgjoni këto fjalë, gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është që të dëgjoni atë që po thotë partneri. Kuptoni arsyen pse do hapësirë – ka lidhje me ty, është i/e zënë në punë, apo është duke ndodhur diçka në jetën personale? Dhe më e rëndësishmja, respektoni kërkesën që bëjnë. Debatet, hedhja në mbrojtje nuk të shpien askund.

Jini realistë

Kini kujdes dhe jini realistë për situatën. Ka një dallim kur dikush që e njihni prej pak javësh kërkon hapësirë, dhe dikush që keni marrëdhënie ekskluzive kërkon hapësirë, shkruan bota,al, transmeton Klan Kosova. Është një gjë nëse keni dalë vetëm disa herë. Nëse është e fejuara, është gjë krejt tjetër. Sa më e shkurtër marrëdhënia, aq më pak duhet të protestoni.

Falënderojini sepse janë të ndershëm

Me rritjen e teknologjisë sot, komunikimi i marrëdhënieve është zhvendosur online. Është kollaj për njerëzit që thjeshtë të zhduken e as të mos të shkruajnë një mesazh. Kështu që, nëse dikush vendos t’ju thotë se do hapësirë, është më mirë se të mos jua thotë fare. Edhe pse nuk është lajm i mirë, është gjithsesi më mirë se t’ju lënë në errësirë, duke vrarë mendjen pse ndryshuan gjërat.

Respektoni dëshirat e tyre

Kur ju thonë dua hapësirë, jepjani hapësirën. Mos u përpiqni t’u ndryshoni mendjen. E dimë që është tunduese të kërkoni përgjigje apo justifikime për sjelljen tuaj, por mos e bëni. Do i përkeqësojë gjërat.

Merr edhe vetë pak hapësirë

Të gjithë e bëjnë, apo jo? Në vend të vrisni mendjen përse partneri kërkon hapësirë, merrni një fletë nga libri i tyre dhe merrni vetë pak hapësirë. Gjeni një hobi të ri, takoni miq, apo përkushtojuni seriozisht vetes. Mund ta shihni edhe marrëdhënien tuaj në një dritë të re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera